Ndërlidhjet

SARAJEVË


Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë rihapur ambasadat në kryeqytetin e Bosnjes, pasi autoritetet boshnjake ndaluan pesë persona të dyshuar për terrorizëm. Ambasada e Shteteve të Bashkuara bën të ditur përmes një kumtese, se rreziku duket të ketë kaluar, ndërsa falenderon për bashkëpunimin autoritetet boshnjake. Të dyja vendet i mbyllën ambasadat javën e kaluar, për shkak të asaj cka ata e përshkruan si “kërcënime sigurie të lidhura me operacionet ushtarake amerikane në Afganistan”.
XS
SM
MD
LG