Ndërlidhjet

logo-print

JERUZALEM


Si pjesë të ekspeditave të ndërrmarra pas vrasjes së ministrit izraelit të turizmit, Rehavam Zevi, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivat e befasishme në gjashtë qytete që shtrihen në territoret palestineze. Zyrtarë palestinezë të sigurisë thonë se forcat izraelite vranë një palestinez në rrethinat e spitalit të qytetit Beit Xhala në Bregun Perëndimor, ndërsa autoritetet izraelite bëjnë të ditur se në Jeruzalem, një palestinez i armatosur qëlloi dhe plagosi katër persona përpara se një ushtar ta vriste vetë atë.
Po sot, Izraeli u është përgjigjur provokimeve të mëhershme të guerrilasve Hezbollah me aviacion ushtarak dhe sulme nga ajri mbi pozicionet e militantëve libanezë.
XS
SM
MD
LG