Ndërlidhjet

KABUL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuar vazhdoi me bombardimet e caqeve ushtarake dhe pozicionet e talibanëve, kurse komandantë të opozitës afgane raportuan për luftime të forta midis forcave të tyre dhe ushtarëve taliban në veri të vendit.
Aviacioni i Shteteve të Bashkuar ka bombarduar caqe në rajonet e Kabullit, Heratit dhe Kandaharit.
Zyrtarët talibanë thonë se gjatë këtyre bombardimeve janë vrarë 40 civilë, por këto raporte nuk ka mundur të verifikohen nga brime të paanëshme.
Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare ka përqëndruar vëmendjen tek vendet kufitare me Afgansitanin,sepse situata me refugjatët po bëhet më kritike me afrimin e dimrit.
XS
SM
MD
LG