Ndërlidhjet

logo-print

(MOS)PAJTIMET AMERIKANO-RUSE


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, gjatë qëndrimit në samitin e Apekut, ripërsëriti mbështjetjen e Moskës për luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit. Por, ndërmjet dy vendeve, ka mospajtime lidhur me çështjen e zgjërimit të NATO-s në Lindje. Jeremy BRANSTEN

Një miqësi e re e krijuar ndërmjet presidentëve George Bush e Vlladimir Putin, mori nxitje të reja në Shangaj të Kinës, gjatë fundjavës së kaluar, në samitin e 21 vendeve të Apekut.

Presidenti amerikan, Bush nga takimi me zotin Putin, që ishte mbajtur në Shangaj, doli duke lavdëruar kolegun rus, për të cilin tha se kishte qenë lideri i parë i jashtëm që i kishte telefonuar zotit Bush, pas sulmeve të 11 Shtatorit. Nga ana e tij, presdienti Putin, edhe njëherë publikisht mbështeti fushatën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Meqë, një atmosferë e tillë, për shembull, para gjashtë muajsh, do të ishte e paimagjinueshme, shtrohet pyetja se “a kanë ndërruar marëdhëniet Shtetet e Bashkuara – Rusia, në mënyrë fundamentale për një kohë të gjatë?” Nëse po, atëherë si do të ndikoj kjo gjë në një spektër çështjesh që deri më tash pengonin marëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Edward Luttwak, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare , me seli në Uashington, thotë se kemi të bëjmë me një tip të ri të aleancës strategjike:
“Kjo ishte një aleancë për të cilën nuk duheshin negociata, ndërtime, krijime. Ajo doli në sipërfaqe, e gatshme, nga trazirat e 11 Shtatorit”.

Ky analist mëtutje thekson se Rusia gjatë ishte e goditur dhe ajo i kishte tërhequr vërejtjen Amerikës për kërcënimin nga terrorizmi islamik.

“Ajo që ndodhi pas 11 Shtatorit, ishte se aleanca që pritej të ndodhte, doli në sipërfaqe. Edhe Shtetet e Bashkuara edhe rusët, ishin të goditur nga terrorizmi islamik; deri atëherë kjo ishte më e dhembshme për Rusinë. Atëherë kur Amerika vuajti dhembjen e nivelit që kishte arritur nivelin e dhembjes së Rusisë, marrëvveshja e arrit” – tha Edward Luttwak.

Kështu mendon edhe Sergei Mikhailov, nga Qendra Publike Ruse e Politikës, me seli në Moskë.

“Tash, për të parën herë, gjatë shumë dekadave, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po veprojnë faktikisht si aleatë. Natyrisht, Amerika udhëheq luftën në Afganistan, por ne gjatë kemi shikuar talibanët si një armik tejet të rrezikshëm potencial, që mund të nxiste forcat e dezintegrimit në ish rajonin Sovjetik të Azisë Qendrore” – tha Sergei Mikhailov.

Njëra nga çështjet për të cilën ka mospajtime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, është zgjërimi i Natos në Lindje. Moska kishte kundërshtuar valën e parë të zgjërimit të NATO-s, me pranimin e Polonisë, të Çekisë dhe të Hungarisë, në vitit 1999 dhe vazhdon të mbajë këtë qëndrim. Deri tash Uashingtoni kishte refuzuar të bëj kompromise.

Por Sergei Mikhailov nga Qendra Publike Ruse e Politikës, me seli në Moskë, thotë se kohëve të fundit kanë ndodhur zhvillime të tjera në Rusi, për të cilat, mbase, Moska beson se edhe nga Uashingtoni mund të pritet ndërmarrja e masave të ngjashme.

Sergei Mikhailov thotë:
“Menjëherë pas tërheqjes nga stacioni i radarëve në Kubë dhe nga baza detare në Vietnam, Rusia llogaritë dhe ka theksuar se pret disa masa të ndërsjella nga Përëndimi. Hapi i parë potencial dhe i rëndësishëm që ishte paralajmëruar ishte ngadalësimi i zgjërimit të Natos në lindje”.

Edward Luttwak nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, me seli në Uashington, thotë se rroli alenacës Veri – Atlantike do të ndryshoj. Pas sulmeve të 11 Shtatorit, logjika e zgjërimit të Natos në lindje, me mos përfshirjen e Rusisë dhe pa një mision të qartë, ka kaluar përgjithmonë.

Edward Luttwak thotë:
“Aleanca ushtarake ka kuptim vetëm kur është kundër dikujt, kundër kërcënimit. Ideja se ju do të keni një aleancë kundër askujt ishte fantazi burokratike e njerëzve në Bruksel, që frikësoheshin se do të mbeteshin pa punë”.
XS
SM
MD
LG