Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë sot hapi debatin për reformat kushtetuese,pjesën esenciale të Marrëveshjes së Paqës.
Deputetët shqiptarë janë pajtuar që të debatohen jo të gjithë 15 amandamentet menjëherë,por vetëm nëntë kurse presidenti Boris Trajkovski është obliguar që ti paraqesë parlamentit edhe gjashtë amandamentet tjera ditën e premte.
Sesioni, në vend se me amnadamentet kushtetuese ka filluar me debatin për imunitetin e deputetit Hysni Shaqiri, i cili u ishte bashkuar kryengritësve shqiptarë gjatë muajit mars.
Komisioni përkatës ka propozuar që atij ti hiqet imuniteti,por deputetët shqiptarë kanë kundërshtuar kete duke thënë se Hysni Shaqiri duhet të jetë i lirë sikurse të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së së demobilizuar dhe të ushtrojë funksionin e vetë politik.
XS
SM
MD
LG