Ndërlidhjet

KABUL


Aeroplanët e Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar sot ofensivën mbi objektivat e dyshuar talibanë në qytetin jugor të Afganistanit, Kandahar, ndërsa mësohet që në sulme të jenë përdorur të ashtuquajturat “kllastër bombs”, apo bomba thërrmuese. Disa organizata humanitare kanë bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të tyre, pasi sic arsyetojnë ato, të tilla bomba vënë seriozisht në rrezik jetën e civilëve dhe aktivitetin e punonjësve humanitarë. Ministri i arsimit i talibanëve, Amir Khan, ka apeluar tek Konferenca Islamike, që të dërgojë delegatë për të inspektuar ato cka ai i cilësoi, “dëme dhe humbje njerëzore të shkaktuara nga bombardimet”.
XS
SM
MD
LG