Ndërlidhjet

UASHINGTON / LONDËR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë në gjendje të kapin të dyshuarin për terrorizëm, Osama bin Laden, edhe nëse regjimi Taliban që e strehon atë kolapson. Ramsfelld argumentoi sot se do të ishte shumë e vështirë kapja e bin Ladenit për sa kohë që ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i rrethuar nga mbështetës të shumtë. Po për këtë cështje është prononcuar edhe kryeministri britanik Toni Bler, i cili për të përditshmen “Daily telegraf” tha se nuk pret që bin Laden të sillet në gjykatë. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë sinjalizuar se fushata ushtarake në Afganistan do të jetë e gjatë dhe e ndërlikuar.
XS
SM
MD
LG