Ndërlidhjet

PRAGË


Debati mbi skenarin pas-talibanez në Afganistan vazhdoi edhe sot midis zyrtarëve ndërkombëtarë dhe udhëheqësve opozitarë afganas në mërgim. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Lakdar Brahimi, përjashtoi mundësinë e dërgimit të një force paqeruajtëse në atë vend, pasi u shpreh ai, Afganistani ka të drejtën e vetë-vendosjes. Në rezolutën e miratuar në përfundim të një takimi dy ditor në Pakistan sot, ish-titullarë të lartë afganas ftojnë për një asamble gjithëpërfaqësuese që do të vendoste për të ardhmen e Afganistanit, duke thënë se asnjë grup i vetëm nuk mund të mbushë boshllëkun që do të krijohej pas përmbysjes eventuale të regjimit Taliban.
XS
SM
MD
LG