Ndërlidhjet

SHKUP


Në një letër drejtuar presidentit amerikan George Bush, kryetari i shtetit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ndryshimin e planit të paqes, në pamundësi që të sigurojë pajtueshmërinë e mbështetësve të vijës së ashpër në vend. Agjensia AP, njofton se zoti Trajksovski ka sugjeruar ndryshimin e frazës së hyrjes së kushtetutës: Maqedonia është “vend i të gjithë shtetasve të saj”, me një listë të të gjithë grupeve etnike në vend. “Nëse nuk shtojmë këto fjalë qartësuese, e gjithë puna mund të dështojë dhe e ardhmja të mbetet e pasigurtë” – citon AP presidentin maqedonas Boris Trajkovski. Politikanët shqiptarë kanë reaguar duke thënë se reformat kushtetuese dhe ligjore duhet të miratohen ashtu sic është rënë dakort me marrëveshjen e Ohrit.
XS
SM
MD
LG