Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nuk është arritur ndonjë marrëveshje rreth votimit të serbëve në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë- deklaroi Hans Hakerup, shef i misionit të UNMIK-ut pas bisedimeve me presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica. Propozimi i zotit Hakerup për një deklaratë të përbashkët nuk është pranuar nga pala jugosllave, ndaj është rënë dakort që komisionet përkatëse të sugjerojnë një dokument për të dyja palët si parakusht që Beogradi të apelojë tek popullata serbe e Kosovës me qëllim që ajo të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit.
XS
SM
MD
LG