Ndërlidhjet

MOSKË / PRISHTINË


Një pjesëtar i kontigjentit rus në Kosovë, është qëlluar për vdekje gjatë natës, njofton ministria e mbrojtjes e Rusisë, e cila më tej informon se ushtari kish lënë njësinë pa marrë leje. Misioni i NATO-s në Kosovë, bën të ditur se paqeruajtësit e gjetën viktimën, Stanisllav Ivanov, pasi një telefonues kish sinjalizuar se një individ kish shqetësuar një grua serbe. Ndërkaq raportohet se do të ketë zëvendësime në kreun e komandës ruse në kuadër të misionit KFOR kurse që nga data 1 nëntor, Rusia do të reduktojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë, nga 3600 që është aktualisht, në 2000.
XS
SM
MD
LG