Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Qeveria britanike do të angazhojë trupa që aktualisht gjenden në rajonin e Gjirit Persik në një mision të mundshëm tokësor në Afganistan. Ministri i forcave të armatosura dhe zëvendës-sekretari britanik i mbrojtjes, Adam Ingram, tha para Parlamentit se 200 forca speciale, që kanë marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në shkretëtirën e Omanit, do të mbeten në luftanijet britanike që ndodhen afër bregdetit të Pakistanit, për operacione të mundshme brenda Afganistanit. Ndërkaq ministri Ingram, deklaroi se 400 komando të tjerë do të vihen në gjendje të lartë gadishmërie në Britani, me mundësinë që të rikthehen në rajon nëse është e nevojshme.
XS
SM
MD
LG