Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, thotë se paqeruajtës vullnetarë mund të patrullojnë në Afganistan pas rrëzimit nga pushteti të regjimit Taliban. Pauell tha para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se një forcë e tillë nuk duket se do të vijë nga Kombet e Bashkuara, pasi as i dërguari special i tyre për Afganistanin, Lakdar Brahim, as sekretari i përgjithshëm i OKB-ve, Kofi Anan, nuk mbështesin idenë në këtë kohë. Sekretari Pauell, tha se ka diskutime brenda administratës aamerikane dhe koalicionit që lufton terrorizmin për llojin e forcës që duhet të shërbejë në Afganistanin pas-talibanez.
XS
SM
MD
LG