Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministria e Jashtme e Rusisë njofton se titullari më i lartë i saj, Igor Ivanov dhe sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, biseduan dje në telefon rreth samitit të përbashkët Ruso-amerikan që do të mbahet muajin e ardhshëm. Tema të nxehta diskutimesh pritet të jenë kontrolli i armëve dhe propozimi amerikan për mbrojtjen kundër-raketore. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Vershbou, tha sot se të dy vendet shpresojnë të arrijnë marrëveshje të rëndësishme mbi këto dy cështje.
XS
SM
MD
LG