Ndërlidhjet

BEOGRAD


Organizata e njohur ndërkombëtare, Hjumën Rajts Uotc, raporton se ka grumbulluar fakte që implikojnë ish presidentin jugosllav Sllobodan Milloshevic dhe bashkëpunëtorë të tij të afërt në mizori sistematike në Kosovë. Elizabet Andersen, drejtoreshë e seksionit për Europën dhe Azinë Qendrore, tha sot se Milloshevici është vetëm një emër në listën e gjatë të ish udhëheqësve serbë dhe jugosllavë përgjegjës për ato krime, ndërsa një pjesë e tyre vazhdojnë të mbajnë pozicione të rëndësishme edhe sot. Raporti i Human Rajts Uotc akuzon gjithashtu ish-Ushtrinë për Clirimin e Kosovës për rrëmbim dhe vrasje civilësh gjatë dhe pas luftës si dhe NATO-n se ka dështuar të minimizojë numrin e humbjeve në njerëz gjatë fushatës ajrore të vitit ‘99. Hjumën Rajts Uoc, thotë se për hartimin e raportit ka intervistuar mbi 600 viktima dhe dëshmitarë.
XS
SM
MD
LG