Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, nënshkroi sot draftin e miratuar më herët nga të dyja dhomat e Kongresit amerikan, e që zgjeron pushtetin e agjensive për zbatimin e ligjit, me qëllim luftimin efikas të terrorizmit. Ligji i ri parashikon rritjen e shkëmbimit të informacioneve të zbulimit, qasjen në mesazhet e transmetuara përmes Internetit dhe përgjimin e bisedave telefonike të të dyshuarve për terrorizëm si dhe masa energjike kundër pastrimit të parave. Presidenti Bush firmosi masat gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën merrnin pjesë nënpresideti Dik Cejni, prokurori i përgjithshëm Xhon Ashkroft dhe drejtori i FBI-së, Robert Mëler.
XS
SM
MD
LG