Ndërlidhjet

KABUL


Fushata ajrore mbi objektivat Taliban dhe ato të rrjetit Al-Kaida në Afganistan, u përqëndrua sot në kryeqytetin Kabul dhe në veri të vendit, por forcat opozitare të Aleancës Veriore thonë se ato nuk janë të mjaftueshme për të shkatërruar vijat e para të frontit Taliban. Lideri suprem i talibanëve Mullah Mohamed Omar, u ka bërë thirrje myslimanëve kudo në botë që të dalin në demonstrata gjatë tre ditëve të ardhshme, në mbështetje të asaj që ai e quan “kauzë talibane” dhe jo terrorizëm.
XS
SM
MD
LG