Ndërlidhjet

PRAGË


Ministri i brendshëm i Republikës Ceke, Stanjisllav Gros, konfirmoi sot se njëri ndër personat që rrëmbyen aeroplanët me pasagjerë më 11 shtator, është takuar vitin e kaluar në Pragë me një diplomat iraken. Ministri Gros, tha se Mohamed Ata, njëri ndër pilotët e dyshuar për aktin terrorist të goditjes së kullave binjake në Nju Jork, ishte takuar me diplomatin Ahmed Ibrahim Samir al-Ani, të cilin autoritetet ceke e shpallën “persona non grata”, në prill të këtij viti dhe e dëbuan për spiunazh.
XS
SM
MD
LG