Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Drejtues serbë, malazezë dhe jugosllavë – gjatë një takimi të sotëm në Beograd, dështuan të arrijnë një marrëveshje mbi raportet brenda federatës, duke lënë kësisoj hapësirë për referendumin mbi të ardhmen e Malit të Zi. Presidenti Millo Gjukanovic, tha se pala serbe e ka quajtur jorealiste propozimin e Podgoricës për një union shtetesh të pavarura, të njohura ndërkombëtarisht. Gjukanovic deklaroi se të dyja palët janë pajtuar të mos shpenzojnë më shumë kohë në bisedime të ardhshme dhe shpjegoi më tej se Mali i Zi do të nisë përgatitjet për mbajtjen e referendumit, mundësisht në pranverë të vitit të ardhshëm. Nga ana e tij, Vojisllav Koshtunica tha se referendumi është e vetmja zgjidhje e mbetur.
XS
SM
MD
LG