Ndërlidhjet

KABUL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar rreptë caqe rreth Kabulit në orët e herëshme të mëngjezit e pastaj edhe vijat e frontit taliban në rajonet e Mazari Sharifit,qytet me rëndësi në veri të Afgansitanit.
Opozita afgane nga radhët e Aleancës Veriore ka sulmuar pastaj nga toka afër qytetit, por talibanët thonë se këto sulme nuk kanë patur efekt ndaj trupave të tyre në provincën veriore Samangan.
Aviacioni amerikan gjatë natës ka bombarduar edhe caqe talibane në rajonet e qyteteve Kandahar,Jalalabad dhe Herat,
por ka vepruar edhe artrileria kundërajrore talibane.
XS
SM
MD
LG