Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card ka thënë se autoritetet e Shteteve të Bashkuara janë duke ndërmarrë masa plotësuese kujdesi në sistemin postal sepse mund të ketë letra të tjera me antraks në sistem. Masat plotësuese janë duke u ndërmarrë sepse janë të mundëshme sulme të mëtejëshme me substanca të luftës biologjike, ka thënë Card,pa dhënë hollësi të tjera. Ai ka thënë më tej se autoritetet akoma nuk kanë qenë në gjendje që të identifikojnë burimin e antraksit.
XS
SM
MD
LG