Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i jashtëm britanik, Jack Strow i ka demantuar pohimet irakene se Shtetet e Bashkuara dhe Britania planifikojnë të sulmojnë Irakun. Strow ka thënë se Iraku nuk ndodhet në shënjestër dhe se nuk ka patur prova që do te ndërlidhnin Irakun me sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara. Zëvendës kryeministrit Irakien, Tareq Aziz i kishte deklaruar gazetës londineze Synday Telegraph se si Uashingtoni dhe Londra planifikojnë të godasin me 1.000 raketa 300 saqe në Irak- në një përpjekje që të fundosin Sadam Huseinin nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld as i ka konfirmuar as i ka demantuar pohimet e Tariq Azizit, por ka thënë në një intervistë se fare nuk duhet diskutuar se Iraku është shtet që ka bërë akte terroriste dhe ka mbështetur terrorizmin.
XS
SM
MD
LG