Ndërlidhjet

logo-print

KABUL/ISLAMABAD


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar caqe në Kandahar,qytet i shtabeve të lidershipit taliban.
Avionët kanë fluturuar edhe mbi vijat e frontit në veri të Kabulit, ku talibanët ballafaqohen me luftëtarët e opozitës, por nuk kanë shkarkuar bomba.
Agjencia Rojter thotë se avionët kanë goditur një rajon me tunele dhe shpella në lindje të Afgansitanit ku kohë-pas kohe është strehuar terroristi i dyshuar Osama bin Laden.
Ndërkaq, ambasadori taliban në Islamabad,Mullah Abdul Salam Zaeef ka thënë se Afganistanit nuk i duhet ndihma e jashtëme për mbrojtjen evetëvehtes nga sulmet ajrore amerikane,duke i këshilluar kështu vullnetarët pakistanezë që të mos hyjnë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG