Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Maqedonisë,Boris Trajkovski pas bisedimeve me presidentin Vlladimir Putin në Moskë njoftoi se Rusia dhe Maqedonia do të nënshkruajnë një Marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak- teknologjik, duke mos dhënë hollësi të tjera.
Boris Trajkovski tha gjithashtu se shpreson që koalicioni ndërkombëtar kundër tzerrorizmit të zgjerohet dhe të përfshijë Maqedoninë në aktivitetet e tij.Ai ka thënë se një definicion ndërkombëtar i terrorizmit duhet të përfshijë situatën në Maqedoni si rast klasik.
Vlladimir Putin ka thënë se Rusia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet paqëruajtëse ndërkombëtare dhe ato të qeverisë së Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG