Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar të hedhin nga ajri municion për forcat opozitare afgane, të cilat luftojnë talibanët në pushtet.
Ramsfeld ka ngurruar të diskutojë opsionet e mundëshme ushtarake lidhur me Afgansistanin, sikurse mëkëmbja e një baze të avancuar tokësore në pjesët veriore të atij vendi.
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë se asnjë personel ushtarak amerikan nuk është kapur nga forcat armiqësore në Afganistan.Ramsfeld u është përgjigjur deklaratave të ambasadorit taliban në Pakistan që tha se amerikanë mund të jenë arrestuar kohëve të fundit në Afgansitan.
XS
SM
MD
LG