Ndërlidhjet

TASHKENT


Komandanti i forcave amerikane për operacionin në Afganistan, gjenerali Tomi Frenks, tha se Shtetet e Bashkuara po mbajnë kontakte dhe po bashkëpunojnë me grupet anti-talibane në veri dhe jug të Afganistanit. Duke folur në kryeqytetin uzbekas, gjenerali Frenks tha se kish pasur diskutime, “të plota, të lira dhe të sinqerta”, sic u shpreh, me presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov dhe zyrtarë të lartë vendorë.
XS
SM
MD
LG