Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Në ditën e dytë të paraqitjes para Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për hetimin e krimeve të luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë, Sllobodan Milloshevic e quajti një farsë procesin gjyqësor dhe refuzoi sërish të njohë legjitimitetin e Tribunalit. Ish-presidenti jugosllav i kërkoi Gjykatës t’i jepte fund survejimit konstant të qelisë së tij duke thënë se nuk do të bënte vetvrasje pasi sic u shpreh, dëshironte të luftonte Gjykatën Penale të Hagës.
Ndërkaq trupi gjykues i cështjes fiksoi 12 shkurtin e vitit 2002, si datën e fillimit të procesit kundër Sllobodan Milloshevicit për krimet e kryera në Kosovë gjatë vitit 1999.
XS
SM
MD
LG