Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara njoftojnë se janë gjetur gjurmë antraksi në një zyrë të përpunimit të postës së Departamentit të Agrikulturës. Deri tani, ishte vërtetuar prania e bakteries vdekjeprurëse në shërbimet postare të Departamentit të Shtetit, Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë 3 raste vdekjeje ndersa drejtuesi i Zyrës për Sigurinë e Vendit, Tom Rixh, deklaroi se kanë njohuri për 14 raste sëmundjeje, 5 raste të dyshuara dhe 18 të tjera që janë nën hetim.
XS
SM
MD
LG