Ndërlidhjet

KARDIF


Kryeministri britanik Toni Bler deklaroi sot se ka të dhëna të shumta se organizues të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington, janë Osama bin Laden dhe rrjeti i tij terrorist Al-Kaida. Në një fjalim para Asamblesë në Uells, kryeministri Bler i bëri thirrje opinionit publik në Britani dhe në të gjithë botën që të vazhdojë të mbështesë fushatën e koalicionit kundër terrorizmit. Anketimet tregojnë se, ndonëse mbetet ende mjaft e lartë përkrahja për sulmet ajrore mbi Afganistanin, shifrat shënojnë rënie me rreth 12% krahasuar me dy javë të shkuara.
XS
SM
MD
LG