Ndërlidhjet

XHABAL – SARAJ / UASHINGTON


Zëdhënësi i opozitës afganase, Muhamed Nadem, thotë se të paktën 15 ushtarakë amerikanë janë stacionuar në Dara-i-Suf për të koordinuar veprimet nga ajri dhe toka, në përpjekjet e përbashkëta anti-talibane. Forcat opozitare të Aleancës Veriore, raportojnë instalimin e një baze amerikane në veri të Afganistanit, por informacioni nuk është konfirmuar nga departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë sekretari Ramsfelld pranoi gjatë një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij britanik Xhefri Hun, se Shtetet e Baskuara kanë një “sasi modeste trupash”, sic cilësoi ai, në terren.
XS
SM
MD
LG