Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Në ditën e dytë të paraqitjes para Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për hetimin e krimeve të luftës, ish-presidenti jugosllav Sllobodan Milloshevic, e quajti një farsë procesin gjyqësor kundër tij dhe refuzoi sërish të njohë legjitimitetin e Tribunalit. Ndërkaq trupi gjykues i Hagës fiksoi 12 shkurtin e vitit 2002, si datën e fillimit të procesit kundër Sllobodan Milloshevicit për krimet e kryera në Kosovë gjatë vitit 1999. Kryeprokurorja Karla del Ponte tha se do të thirren të dëshmojnë 228 persona dhe se do të paraqiten disa qindra dokumente të shkruara, video filmike, fotografi, rreth 30 harta si dhe qindra raporte mjeko-ligjore.
XS
SM
MD
LG