Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sulmet terroriste të 11 Shtatorit kanë rritur drojën se ekstremistët mund të përdorin armët bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara,-nëse mund ti sigurojnë ato,- ka vlerësuar në Uashington nënsekretari amertikan i shtetit, John Bolton.
Bolton ka thënë se ai është i brengosur lidhur me armët për shkatërrim në masë,- që do të thotë atomike,biologjike dhe kimike-, dhe se brengosjet janë shtuar që nga fillimi i luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.
Zyrtari i lartë amerikan ka thënë më tej se sulmet e 11 shtatorit treguan se një ekstremist, të gatshëm të drejtojë një aeroplan kundër Qendrës Botërore Tregëtare në Nju Jork, nuk do ta zbrapste asgjë.
“Nëse ekstremistët do të kishin teknologjinë për raketat balistike, pa kurrfar dyshimi do ti përdornin ato”- ka thënë Bolton.
XS
SM
MD
LG