Ndërlidhjet

UASHINGTON


Banka botërore thotë se ekonomia globale po rrëshqet rrezikshëm drejt recesionit duke theksuar se tregëtia e lirë është zgjidhja më e mirë ndaj të tatëpjetës ekonomike, veçanërisht për vendet e varfëra që janë goditur ashpër. Në raport thuhet se madje edhe para sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara, tre lokomotivat më të mëdha të rritjes, Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Japonia rrëshqisnin teposhtë njëkohësisht për të parën herë që nga mesvitet e 1970.
XS
SM
MD
LG