Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë,Stojan Andov është kërcënuar se do të ndërpresë ratifikimin e Marrëveshjes të Paqës të ndërmjetësuar nga perëndimi derisa të gjitha partitë politike shqiptare të përfaqësuara në parlament, të votojnë për 15 amandamentet kushtetuese,duke iu referuar kundërshtimit të PPD-së.
Deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik,Mersel Bilalli ka thënë se është e pamundur të miratohet ndryshimi i Marrëveshjes Korrnizë të 13 gushtit pa pajtimin e njërës nga partitë nënshkruese të Ujdisë,duke iu referurar revidimit të mëparshëm të amandamenteve në preambullën e kushtetutës.
XS
SM
MD
LG