Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeadministratori i Kosovës, Hans Hakerup, ka nisur një valë të re përpjekjesh për të bindur udhëheqësit e Beogradit që të inkurajojnë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit. Zoti Hakerup kryeson dërgatën e administratës ndërkombëtare të Kosovës, e cila ka nisur bisedimet me autoritetet më të larta federale dhe republikane në Beograd, si presidentin Vojisllav Koshtunica dhe zëvendës-kryeministrin serb Nebojsha Coviq. Ditët e fundit, burrë-shtetas të lartë botërore mes të cilëve edhe presidenti amerikan, George Bush, kanë apeluar tek presidenti jugosllav që të nxisë serbët e Kosovës të dalin në votime.
XS
SM
MD
LG