Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


Zyra Federale amerikane e Hetimeve, FBI, ka sinjalizuar agjensitë për zbatimin e ligjit, të qëndrojnë në gjendje të lartë gadishmërie, duke thënë se ka informacione të pakonfirmuara se terroristët mund të jenë duke planifikuar goditjen e urave në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Drejtësisë konfirmoi sot pohimin e djeshëm të guvernatorit të Kalifornisë, Grei Dejvis, i cili tha se “kanë fakte të besueshme”, sic cilësoi ai, se katër urat kaliforniane, përfshirë edhe të famshmen “Golden Gate” apo “Porta e Artë”, mund të vihen në shënjestër të një sulmi terrorist.
XS
SM
MD
LG