Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Shtetet e Bashkuara kanë përdorur edhe sot bombarduesit B-52 për të sulmuar vijat e para të frontit të policisë rezerviste talibane në Kabul, ndërsa udhëheqësit opozitarë afganas po përgatisin trupat për një ofensivë të përgjithshme. Goditjet nga ajri të kampeve terroriste të Al-Kaidës apo caqeve mbrojtjëse talibane në brendësi të kryeqytetit afganas, janë të parat që prej katër ditësh. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfelld, kumtoi mbrëmë se do të rrisin praninë e njësive tokësore në Afganistan, të cilat pritet të përforcojnë goditjen e trupave anti-talibane si dhe të përmirësojnë kapacitetin zbulues rreth objektivave që duhet të qëllojë aviacioni amerikan.
XS
SM
MD
LG