Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Raporte nga Afganistani sinjalizojnë mundësinë e shpërthimit të revoltës së parë të pashtunëve, grupimit më të madh etnik të Afganistanit, kundër regjimit Taliban në jug të vendit. Sipas të njëjtave raporte, përleshje ka pasur mbrëmë në provicën Uruzgan, mes talibanëve dhe një grupi mbështetës të ish-mbretit Zahir Shah, të drejtuar nga Hamid Karzai, udhëheqës fisi. Shtypi islamik i Afganistanit njoftonte më herët se talibanët kanë arrestuar 25 përkrahës të udhëheqësit fisnor Hamid Karzai dhe do të ekzekutojnë disa prej tyre. Vetë Karzai deklaroi dje se forcat e tij kishin arritur të zbrapsnin forcat talibane.
XS
SM
MD
LG