Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zëdhënësi i qeverisë pakistaneze, major-gjeneral Rashid Kureshi, raportoi sot dy raste ekspozimi ndaj antraksit në Pakistan; i pari në zyrën e një gazete vendase dhe i dyti në një laborator kompjuterash. Rashid Kureshi tha se të dy individët po marrin antibiotikë dhe se gjendja e tyre shëndetësore duket të jetë premtuese. Por zëdhënësi i qeverisë së Pakistanit deklaroi se është shumë shpejt për të thënë nëse rastet kanë lidhje me ato të shfaqura në Shtetet e Bashkuara, ku deri tani kanë gjetur vdekjen katër persona.
XS
SM
MD
LG