Ndërlidhjet

BEOGRAD


Njoftohet se sapo ka përfunduar takimi mes presidentit jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe shefit të UNMIK-ut Hans Hakerup, lidhur me kushtet e daljes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 17 nëntorit. Pjesëmarrësit në bisedime nuk dhanë deklarata pas takimit, por në vijim do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë federale jugosllave dhe asaj republikane serbe,- ku do të marrë pjesë edhe Koshtunica,- dhe e cila pritet të marrë vendimin përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës.
XS
SM
MD
LG