Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shefi i zyrës së sigurisë vendore të Shteteve të Bashkuara, Tom Rixh, ka thënë se niveli i lartë i gadishmërisë që shpalli qeveria për shkak të drojës nga një valë e re sulmesh terroriste në territorin amerikan, do të mbesë në fuqi për një kohë të pacaktuar. Ndërkaq zyra Federale e Hetimeve, FBI, i ka bërë sërish apel publikut që të ndihmojë hetuesit lidhur me sulmet me antraks apo ato të 11 shtatorit. Drejtori i agjencisë, Robert Mëller, ka deklaruar se deri tani, hetuesit nuk quajnë të pamundur asnjë version lidhur me burimin e mundshëm të antraksit dhe arsyet e përdorimit të tij.
XS
SM
MD
LG