Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara i kanë shtuar listës së grupeve që do t’u nënshtrohen sanksioneve ekonomike të vëna pas 11 shtatorit, edhe 22 organizata të huaja terroriste. Gjashtë grupeve të para, që u printe rrjeti Al Kaida i disidentit saudit Osama bin Laden, u janë shtuar edhe ato që sulmojnë Izraelin si: Hamasi, Hezbollahu, Xhihadi Islamik dhe Fronti Popullor për Clirimin e Palestinës. 22 grupet gjendeshin edhe më parë në listën e Departamentit të Shtetit, por vetëm tani ato do t’u nënshtrohen të njëjtave procedura, që kanë të bëjnë midis të tjerash edhe me ngrirjen e depozitave të tyre bankare brenda Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG