Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Departamenti i Shtetit ka thënë më herët se shenjat e para të dimrit po dëmtojnë përpjekjet e ushtrisë amerikane për vendosjen e trupave të mëtejshme tokësore në Afganistanin verior të kontrolluar nga forcat e opozitës. Një zëdhënës i Pentagonit, admirali Xhon Stafëllben, tha në një konferencë për shtyp, se moti i rënduar po pamundëson hyrjen e trupave të tjera në terren. Stafëllben tha po ashtu se koalicioni ushtarak i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara po përpiqet të stabilizojë marrëdhënie me pashtunët në jug, me qëllim që t’i motivojë ata në luftën kundër regjimit Taliban.
XS
SM
MD
LG