Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri belg i punëve të jashtme, vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së Bashkimit Europian, pas vizitës së sotme në Moskë, deklaroi se BE-ja dhe Rusia kanë pikëpamje të ngjashme për luftën në Afganistan. Luis Mishel tha pas bisedimeve me homologun e tij rus, Igor Ivanov, se Moska dhe Brukseli pajtohen rreth perspektivës së një formacioni të ardhshëm qeverisës në Afganistan i cili duhet të përfshijë të gjithë grupet etnike në vend; të punojë për rindërtimin e Afganistanit dhe të jetojë në paqe me shtetet fqinje.
XS
SM
MD
LG