Ndërlidhjet

logo-print

KABUL / ISLAMABAD


Aviacioni amerikan ka bombarduar edhe sot linjat e para të frontit të talibanëve në veri të kryeqytetit Kabul, ndërsa në sulm janë përdorur sërish aeroplanët B-52. Një zëdhënës i forcave opozitare të Afganistanit, njofton se trupat anti-talibane kanë arritur të vënë nën kontroll një rajon rreth 70 kilometra në jug të qytetit Mazar-i-Sharif. Sipas të njëjtave raporte, 700 luftëtarë të policisë rezerviste talibane thuhet të kenë dezertuar dhe 80 të tjerë të jenë vrarë në përleshje.
Raportet nuk konfirmohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG