Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, njofton se një helikopter amerikan është rrëzuar në Afganistan të premten për shkak të motit të rënduar, por nuk përcakton as lokalitetin, as llojin e misionit. Katër anëtarët e ekuipazhit, të cilët u lënduan gjatë incidentit, arritën të transportohen me një tjetër helikopter dhe të evakuohen nga Afganistani. Në kumtesën e Departamentit të Mbrojtjes, thuhet se helikopteri i dëmtuar rëndë gjatë përplasjes, u asgjësua më vonë nga një aeroplan luftarak amerikan.
XS
SM
MD
LG