Ndërlidhjet

BEOGRAD


Udhëheqësit e serbëve të Kosovës, kanë reaguar negativisht kundrejt apelit të presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica, drejtuar pakicës serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit në Kosovë. Misioni i Kombeve të Bashkuara, shefi i të cilit Hans Hakerup qëndroi dje në Beograd, e përshëndeti komentin e sotëm të Koshtunicës. Por disa nga drejtuesit e Këshillit Nacional Serb në veri të qytetit të Mitrovicës, e kanë quajtur ftesën e presidentit jugosllav të papranueshme për serbët e Kosovës, të cilët thonë ata, jetojnë në kushte të vështira dhe mungesë sigurie.
XS
SM
MD
LG