Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i jashtëm iranian, tha pas bisedimeve me gjegjësin e tij grek, se prania e zgjatur e Shteteve të Bashkuara në Azinë Qendrore është e papranueshme. Kemal Karazi tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek Jorgos Papandreu, se prania amerikane në Azinë Qendrore ka efekt në të gjithë rajonin, përfshirë këtu Iranin, Kinën dhe Rusinë. Karazi theksoi gjithashtu se nuk planifikon të takohet me Sekretarin e Shtetit, Kolin Pauell, gjatë mbledhjes së ardhshme të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të diskutojë rreth zhvillimeve rajonale.
XS
SM
MD
LG