Ndërlidhjet

TORKHAM - Pakistan


Shefi i zbulimit të lëvizjes talibane për Xhalalabadin, Mulla Tamir Xhavad, tha sot se shërbimet sekrete amerikane dhe britanike, po dërgojnë agjentë të tyre në Afganistan, të maskuar si gazetarë. Komenti pasoi lirimin e gazetarit francez Mishel Peirar, i cili kaloi sot kufirin me Pakistanin, pas rreth një muaj arresti. Gazetari hyri në Afganistan më 9 tetor i veshur me rrobat tradicionale të grave afganase dhe autoritetet talibane e ndaluan asokohe me akuzën për spiunazh.
XS
SM
MD
LG