Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, ka lënë të kuptohet se Rusia mund të rikonsiderojë marrëveshjen anti-balistike të vitit 1972. Ivanov, u shpreh pas bisedimeve me homologun e tij amerikan, Donald Ramsfelld, se pajtohet pjesërisht rreth faktit që marrëveshja ABM është relike e Luftës së Ftohtë, mirëpo shtoi se derisa marrëveshja të rishikohet, duhet gjetur dicka që ta zëvendësojë ndërkohë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, i quajti pozitive diskutimet rreth marrëveshjes ABM dhe tha se është i nevojshem një pakt për armatimin që të adresojë problemet moderne.
XS
SM
MD
LG